11.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Marrëdhënia e Gaz Pajës dhe Ira Seferit në krizë?! Faktet që e tregojnë këtë!

    Aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi duket se po kalojnë ditë jo të mirë në marrëdhënien e tyre.

    Tashmë prej kohësh rrjetet sociale janë bërë një tregues i mirë për marrëdhëniet mes çifteve, edhe pse duhet thënë që jo gjithmonë mund të jetë e vërteta e mundshme.

    Dhe me një vështrim të lehtë në Instagramin e Irës shohim që ajo nuk ka më asnjë foto krah partnerit të saj Gaz Pajës, edhe pse ky i fundit ende mban disa prej tyre në llogarinë e tij (fotoja e fundit e tyre së bashku është dy vite me parë)

    E njëjta gjë ndodh edhe me të qenit miq, Ira e ka hequr bashkëshortin e saj nga ky rrjet social, ndërkohë që ky i fundit ende jo.

    Një tjetër fakt që të çon të mendosh që ata nuk janë bashkë është fakti që nuk janë parë më në publik dhe dalja më e fundit vetëm e Gaz Pajës ishte në premierën e filmit “5 herë Jo”, ku aktori ishte i shoqëruar nga disa miq.

    Kujtojmë që Gaz Paja dhe Ira celebruan dashurinë në tyre në një dasmë madhështore disa vite më parë dhe janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dardi. (Bordo)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit