14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite: Çfarë tha Chris për çiftin 6 vite më parë

    Chris Rock dhe Will Smith janë në qendër të vëmendjes në internet, pasi ky i fundit gjuajti me shpullë Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, pas një komenti për Jada Pinket Smith, bashkëshorten e Will.

    Por Will, Chris dhe Jada duket se kanë pasur një marrëdhënie të mirë ndër vite, të paktën deri në vitin 2016.

    Në vitin 1995, Will Smith dhe Chris Rock ishin të dy pjesë e kastit të “The Fresh Prince of Bel-Air”.

    Në vitin 1999, u shfaqën të dy në “Torrance Rises”, ndërsa në vitin 2005, Rock dhe Jada Pinkett Smith ishin pjesë e filmit të animuar “Madagascar”.

    Në vitin 2016, Chris Rock përmendi Jada-n në monologun e tij në Oscars. Asokohe ajo u shpreh se nuk do të shkonte në Oscars për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes në listën e nominimeve. “Jada tha që nuk do të vinte. Jada po bojkoton Oscars? Jada që bojkoton Oscars është si unë që bojkotoj tutat e Rihanna-s. S’më ftoi njeri,” tha ai.

    Rock gjithashtu përmenti Will-in i cili asokohe nuk u nominua për filmin “Concussion”. “Nuk është e drejtë që Will aktroi shumë mirë dhe nuk mori një nominim. E drejtë. Nuk është e drejtë as që Will u pagua 20 milionë dollarë për ‘Wild Wild West’, OK?” tha ai duke iu referuar një prej filmave më pak të suksesshëm të Will Smith.

    Në Oscars 2022, Chris tha: “’Jada, të dua. G.I Jane 2’, mezi pres të shoh,” duke iu referuar faktit që ajo ka rruar kokën. Komediani e kishte fjalën për filmin ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O’Neil) rruan kokën.

    Arsyeja pse Jada ka prerë flokët lidhet me alopecia-n, një gjendje mjekësore që shkakton rënien e flokëve. “Një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” u shpreh Smith së fundmi.

    Ai i kërkoi falje Chris Rock, Akademisë së Filmit (që organizon Oscars) dhe shikuesve në një deklaratë të fundit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit