Ditën e djeshme, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Dasma e tyre mori një vëmendje mjaft të madhe ku dyshja dukeshin kaq shumë të lumtur pranë njëri tjetrit. Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e mbajti ish-kryeministri Sali Berisha i cili aprovoi dhe një dashurinë e tyre përballë 300 të ftuarve.
Disa nga personazhet VIP që morën pjesë ishin: Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi, Valdrin Sahiti etj
Mirëpo, menuja në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit mori një vëmendje të madhe. Në rrjet janë postuar disa foto ku bien në sy lugët e drurit dhe pjatat një përdorimshe.
Nuk dihet se përse ishte zgjedhur kjo metodë nga çifti i cili duhet thënë se nuk u kursye aspak për pjesën e dekorit.





