17.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Martesën e përjetova shumë keq” – Adelina Tahiri rrëfehet si kurrë më parë: S’menduan për familjarët e mi…

    E ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën.

    Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, dhe se e ka përjetuar shumë keq, mënyrën se si u trajtua në media.

    “Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë.

    Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes.

    Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim.

    Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha këngëtarja Adelina Tahiri për “Pushime on Top”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit