9.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Martohet vajza e Tom Doshit

    Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është zhvilluar një dasmë e madhe, ku vajza e Tom Doshit, Briana ka kurorëzuar dashurinë me biznesmenin Bruno Çela.

    Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa ambjenti ishte dekoruar me lulet shumëngjyrëshe.

    Në këtë ceremoni nuk munguan dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe Kiara. Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë dhe një foto me djalin e Doshit.

    Dasma e Brianës dhe Bruno u mbajt më 21 maj, një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit