Një shkrim i NY Post i gazetares Miranda Devine zbulon se kupola e Foltores po injekton mashtrime në medien ndërkombëtare për të favorizuar politikisht Berishën.
Sipas tezës së Foltores, çështja McGonigal në SHBA ka të bëjë me shpalljen non grata të Sali Berishës.
Shkrimi i gazetares amerikane, në një pjesë tijin citon deputetin e PD-së Belind Këlliçi të pohojë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal hapi hetime të FBI-së ndaj kundërshtarëve politikë të kryeministrit Edi Rama për t’i përdorur më pas për shpalljen non grata të Berishës.
“Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike të opozitës për zgjedhjet e majit për kryetar bashkie në Tiranë, Shqipëri, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarët politikë të kryeministrit të Partisë Socialiste Shqiptare, Rama, hetime të përdorura për t’i shpallur ata persona non-grata, të paaftë për të bërë biznes ose për të hapur një llogari bankare në SHBA.” – shkruan NY Post.
Ky është një mashtrim ordiner i Partisë Demokratike dhe Belind Këlliçit, pasi aktpadia e prokurorëve amerikanë nuk e përmend askund Sali Berishën po përmend vetëm ish-kreun e PD-së Lulzim Basha dhe dosjen ‘Muzin’.
Ndryshe nga shkrimi i Bild që më pas u asgjësua, shkrimi i sotëm i NY Post, është konfirmimi më i qartë se të gjithë figurat kryesore në PD janë duke manipuluar dhe duke bërë përpjekje të mashtrojnë mediat ndërkombëtare për ta emëruar Berishën si heroin e kësaj historie.
Do e kenë pak të vështire ta bëjnë, jo vetëm pse i nxjerr zbuluat aktakuza e prokurorëve amerikanë, por edhe sepse kanë lënë shumë gjurmë, duke nisur nga fotot me Agron Nezën e duke përfunduar te akuzat qe kanë bërë ndaj Lulzim Bashës për lidhje me paratë ruse në çështjen Muzin.
Praktikisht janë kapur ‘me gjak në duar’ duke bërë lojën e Edi Ramës, pasi njësoj si ai e kanë akuzuar Bashën pas 9 shtatorit.
John Schindler shfryn opozitën: Burimet e mia të informacionit janë nga Shqipëria, s’kam bërë asnjë verifikim
John Schindler autori i shkrimit ku në Washington Examiner thoshte se McGonigal i ka vënë gjoba dy biznesmenëve pranon në shkrimin e sotëm se është informuar nga burime shqiptare.
Ai shkruan të zezë mbi të bardhë se nuk ka kryer asnjë verifikim të informacioneve që publikoi dhe se një prej biznesmenëve e ka përgënjeshtruar me letër zyrtare.
“Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por unë mund të dëshmoj se mashtrimi – që tregon shqiptarët e pasur të dokumentuar me sanksione të FBI-së me emrat e tyre – është i njëjti modus operandi me të cilin burimet shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij u përpoqën t’i shantazhonin ata.
Vini re se pretendimi për Kosovën pretendon përfshirjen e zyrës së atasheut ligjor të FBI-së në Tiranë, që, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korrupsionit i byrosë është më shumë se McGonigal”-shkruan Schindler.
E megjithatë ky ekspert i supozuar i sigurisë vijonte sot të përmendte dhe emra të tjerë biznesmenësh, pa asnjë provë dhe pa asnjë verifikim.
Siç dhe u raportua më herët, Schindler nuk është thjesht një ish-punonjës i NSA-së, por është një ish-punonjës i këtij institucioni, i shkarkuar si adoleshent nga detyra.
Në vitin 2014, z. Schindler dërgonte foto të penisit të vet, një shtetaseje amerikane në Twitter.