Sot paradite ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp deklaroi se, shtetasi Milait Lopa, kishte dalë në foto në Zvicër me disa shtetas iranianë, një prej të cilëve, sipas tij, vetë Qasem Sulejmani, gjenerali i ekzekutuar nga forcat amerikane.
Sipas Berishës, identitetii Sulejmanit, konfirmohej nga Gabriele Tarroni Longinotti dhe sipas Berishës kjo tregonte sesi inceneratori i Tiranës është financuar nga… forcat e armatosura iraniane.
Hashtag.al kontaktoi me shtetasin Milait Lopa, i cili pasi mohoi kategorikisht se në foto mund të kishte qenë Qasem Sulejmani, vuri në dispozicion një email të vitit 2019, i cili tregon emrat e personave në foto.
Emaili është dërguar pikërisht nga i ashtëquajturi denoncues Gabriele Tarroni Longinotti dhe takimi me iranianët është kërkuar për mundësinë e tregtimit të mishit.

Emaili mban datën 3 mars 2019 dhe takimi është zhvilluar në Mlano dhe jo në Zvicër, siç pretendon Berisha.
Emrat dhe identitetet janë lehtësisht të verifikueshme edhe në Linkedin. Personat në foto janë tregëtarë dhe biznesmenë nga Irani.
