Sali Berisha nuk mund të rrijë as në një ditë qameti për të prodhuar lajme paniku.
Në misionin e “qytetarit digjital”, Berisha ka publikuar një foto të Tiranës nën shi të para disa viteve më parë.
Ai ka paraqitur ish parkingun pranë ETC-së që ishte edhe lavazh në mot të keq, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji.
Por pikërisht në atë vend ku Berisha nxjerr pamjet, sot ndodhet pallati Down Town.
Më pas, ai u detyrua ta fshijë foton, pa kërkuar falje për mashtrimin publik.