10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mashtrimi me djathin “origjinal”, ai i Përmetit, Gjirokastrës, Libohovës dhe Pogradecit rezultojnë me vaj palme ose niseshte

    Djathi që tregtohet në Shqipëri dhe pretendohet se është origjinal, rezulton në disa raste të jetë me përbërës që i fshihen konsumatorit si vaj palme apo niseshte.

    Emisioni Inside Story ka kryer një testim për të zbuluar nëse bulmeti që ne konsumojmë ka përbërës natyralë apo është i falsifikuar si 3 mostrat që treguam.

    Një pjesë nga djathi që kemi blerë e kemi vendosur në enë me ujë të pastër.

    Të gjitha enët me djathin e zhytur në ujë i kemi lënë për dy javë në një ambient të freskët siç na sugjeruan ekspertët e sigurisë ushqimore.

    Kjo është një metodë për të zbuluar nëse djathi përmban niseshte ose vaj palme. Nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit tregon që ka sasi të vajit të palmës.

    Nëse produkti përmban vaj palme, prodhuesi duhet ta demonstrojë qartë me etiketë, gjë e cila, nuk është prezente në asnjë prej produkteve.

    Nga prova që ne kryem na rezultoi se uji ku është vendosur djathi i deles së Gjirokastrës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i dhisë së Gjirokastrës është tretur si kos. Nëse produkti kthehet në gjendje të lëngshme si përbërësi fillestar që është qumështi, tregon se ai është cilësor.

    Djathi i dhisë së Libohovës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i deles së Libohovës nuk është bërë si hirrë por ka marrë ngjyrë të bardhë. Kjo të çon drejt dyshimeve për përbërës të tjerë. Një prej tyre mund të jetë niseshteja.

    Në djathin miks të Pogradecit uji është bërë si i ngjitshëm. Sipas ekspertëve nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit, kjo tregon se nga djathi ka dalë vaji i palmës. Djathi i lopës së Përmetit ka qëndruar i fortë.

    Edhe ky është një tregues jo normal. Kujtojmë se ky djathë në fillim me provën e jodit rezultoi të ishte me niseshte. Ribëjmë edhe një herë provën e jodit pasi e kemi lënë për 15 ditë në ujë. Përsëri djathi merr ngjyrë blu. Pra, ka përmbajtje niseshteje.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit