19.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Mashtrues, mashtrues, ti gënjen”: Plas keq sherri mes Belind Këlliçit e Baton Haxhiut

    Ndërsa gazetari Baton Haxhiu e kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj po debatonin në “Opinion”, në të u përfshi edhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi.

    Ai e akuzoi Haxhiuan se merrte përfitime nga kryeministri Rama për të mbrojtur këtë të fundit mediatikisht, ndërsa i përmendi edhe pagesat e marra nga inceneratori i Tiranës dhe Spitali Amerikan i Klodian Allajbeut.

    Haxhiu u kundërpërgjigj ashpër duke e quajtur Këlliçin mashtrues e gënjeshtar ndërsa tregoi versionin e tij të marrëveshjeve financiare në fjalë.

    Ndërsa tha se bindjen se Rama është kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë e ka për shkak të punës së kreut të qeverisë dhe jo se ka marrë ndonjë përfitim prej tij.

    Debati

    Haxhiu: Bindjen për Edi Ramën nuk e kam se i kërkoj ndere. Ti ke qenë i vogël kur unë kam kontribu për ardhjen në pushtet të PD-së në vitin 2005, pyete babain tënd politik Sali Berishën a i kam trokit noj herë në derë për noj nder.

    Këlliçi: Ti ke marrë para nga inceneratori i Tiranës. Ne sillnim fakte për inceneratorin që nuk ekzistonte ndërsa ti bëje shkrime se ai po punonte.

    Haxhiu: Albanian Post ka pasur kontratë dhe është paguar 3 muaj dhe 8 muaj të tjera nuk është paguar. Ti je mashtrues.

    Këlliçi: Mashtrues je ti. Ke thënë ti që projekti i Edi Ramës është projekt madhor dhe projekt vizionar. Nuk doja të merresha fare me këtë gjë, po nuk më le. Viktimë nuk je ti po punonjësi që ka firmosur në emrin tënd se ti je pronar. Je paguar 18 mijë euro në muaj nga një spital privat. Njerëz si puna jote që i bëjnë fresk qeverisë se paguhen.

    Haxhiu: Ti je mashtrues. Prandaj ti gënjen. Prandaj ti nuk vjen në pushtet, je mashtrues. Mos më qit letra aty, shko atje ku je mësu. Aty kanë marrë rrogë 30 njerëz. Ti je njeri i korruptuar. Akoma e ke punën pa kry në SPAK. Paga ime se ky flet për Spitalin Amerikan. Paga ime ka qenë një projekt i Klodian Allajbeut kur bleu televizionin ABC. Unë kam çmimin tim, po çmimi im është shumë i naltë për ty.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit