Kisha e Leusës në Përmet, është një ndër më të bukurat dhe të vjetrat në Shqipëri.
Por së fundmi, në rrjet ka shpërthyer zemërimi për veshjen e disa vajzave nga Tirana, të cilat kanë shkuar të vizitojnë këtë kishë.
“Objektet fetare si shtëpia e perëndisë kanë rregullat e tyre strikte. Shikoni si futen në kishën e Leusës një grup mendjelehtash madje bëjnë edhe filmime.
Jo çdokush që vjen nga Tirana ka të drejtë të përdhosë shenjtërimin e institucioneve të kultit në Përmet. I keni vënë re turistët e huaj sa me mirësjellje e sa respekt tregojnë kur vizitojnë këto objekte?
Ndaj kush i mban çelësat e kishës së Leusës le tu tregojë si fillim vizitorëve kodin e veshjes e pastaj tu hapi derën”, shkruan faqja më e madhe në rrjet e përmetarëve, “Bashkësia Përmet”.