7.5 C
Tirana
E martë, 20 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Mateo zbulon marrëdhënien me Brikenën: Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë

    Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën.

    Në një bisedë me Selin Bollatin, Mateo shpjegoi se ishte i prekur nga nominimi dhe se nuk e priste këtë veprim. Ai theksoi se marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së jashtme.

    “Ne jemi ndarë sepse kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vetë, unë nuk po ndërhyj”-tha Mateo.

    Ai shtoi se nuk kishte munguar ndjenja nga ana e tij dhe se nuk e sheh Brikenën thjesht si të gjitha vajzat e tjera në shtëpi.

    “Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Kam pasur një kontakt, por situata u ndërlikua për arsye të jashtme.”

    Nga ana tjetër, Brikena Selmani dha një version të ndryshëm, duke e minimizuar raportin, ajo tha se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se nuk ka pasur asgjë më shumë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit