13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mbaroi punë me të gjallët, SPAK tani gjykon edhe të vdekurit

    Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar fletëthirrjen për paraqitjen në seancë gjyqësore të trashëgimtarëve të të pandehurit Enver Sheshi i cili nuk jeton më.

    Gazetarja shkruan se çështja ndaj të pandehurit duhej të ishte pushuar për dy arsye, një që  nuk jeton më dhe e dyta sepse është gjykuar njëherë për të parën.

    Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht ?

    Po ja, ndërron jetë në burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij pushohet për dy arsye:

    – e para se nuk jeton më

    – e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe s’mund të gjykohej për herë të dytë , për të njëjtën vepër.

    Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.

    Nejse. Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti”-shkruan Hoxha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit