4.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Mblesi i 280 çifteve nga Gramshi me vetëm një divorc, por gruan e tij e ka njohur vetë

    Teksa të dashuruarit sot festojnë ditën e tyre, qindra çifte e nisën historinë e bashkëjetesës duke mësuar të dashurohen e te respektojnë njëri tjetrin çdo ditë.

    Qerim Vlashi nga fshati Gjergjovinë i Gramshit është shkesi i plot 280 çifteve, prej të cilëve është ndarë vetëm një.

    “Kam bërë 280 çifte. Më është ndarë vetëm një, por edhe atë e zëvendësova, gjeta nuse tjetër. …..Vinin çunat dhe kërkonin. Unë i thosha ka një vajzë, shihe me telefon, nëse të pëlqen e bëjmë”, tha Qerim Vlashi.

    “Tani është e vështirë për të martuar çiftet, ikën në Tiranë, nuk ka më vajza. Këtu në fshat janë 20 shtëpi, janë 25 çuna nga 40 vjec e ska nuse. Jam munduar po ska. Shumë keq është bërë për cunat, gocat janë në Tiranë. Nuk vijnë ato, atje rrinë pa martuar e nuk vijnë. Na mori më qafë ajo Tirana vajti goca 35 pa martu”, th Vlashi.

    E ndërkohë ndoshta mblesi më i madh në Shqipëri, bashkëshorten e tij e ka marrë me dashuri.

    “Nusen time e kam marrë me dashuri. Isha minator, punoja në Kabash dhe vija për festën e 18 Gushtit, e shihja këtej rrotull. Në pazar i dola para, ishte e bukur ajo, pavarësisht se tani ka rënë. I thashe dy fjalë. Më tha fol me babin. Ika e takova dhe ramë dakord”, tha ai.

    Për 80 vjecarin familja është e shëndetshme dhe mund të funksionojë vetëm nëse çifti shkon mirë, gëzojnë dashuri dhe respekt mes tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit