Çmimet po rriten çdo ditë e më shumë në vendin tonë dhe të gjithë sektorët e ekonomisë janë duke u prekur nga kjo rritje e shpejtë dhe e frikshme.
Jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë se si çmimet e karburanteve, ushqimeve, transportit dhe lëndëve të para po rriten me ritme të shpejta por duket se nga kjo rritje tani janë prekur edhe berberët.
Ditën e sotme berberët e Kavajës janë mbledhur dhe kanë diskutuar për rritjen e çmimeve.
Pas mbledhjes dhe diskutimeve të tyre ata kanë vendosur që nga 1 qershori do të fillojë rritja e çmimeve për shërbimet që ato ofrojnë.
Njoftimi i tyre:
Berberët e Kavajës janë mbledhur në një darkë ku kane diskutuar për rritjen e çmimeve kohët e fundit dhe te vetmit ishin ata që se kanë rritur çmimin dhe si diskutim u arrit që me 1 Qërshore fillon rritja e çmimeve te shërbimeve te tyre.