21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Mbretëresha Elizabeth shkroi një letër, e cila s’mund të hapet deri në vitin 2085

    Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është mbyllur brenda një kasafortë në Sidnei, dhe çfarë është interesante është se nuk mund të hapet për 63 vjet të tjera!

    Sipas 7News Australia, letra qëndron brenda një kasaforte në një ndërtesë historike në Sidnei dhe është shkruar nga mbretëresha e ndjerë në nëntor të vitit 1986 dhe i drejtohet popullit të Sidneit.

    7News Australia raporton se askush, madje as stafi personal i mbretëreshës, nuk është në dijeni të asaj që shkruhet në letër, sepse është e fshehur brenda një kutie xhami në një vend të sigurt. Megjithatë, një gjë është e sigurt: nuk mund të hapet deri në vitin 2085.

    Drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, udhëzimi thotë: “Në një ditë të përshtatshme për t’u përzgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.”

    Thjesht është nënshkruar, “Elizabeth R.”

    Si kreu i shtetit, Mbretëresha Elizabeth II vizitoi Australinë 16 herë. Australia bën pjesë te vendet që njohin monarken/un e Mbretërisë së Bashkuar si “kreu i shtetit”.

    Në valën e dekolonizimit që ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, dhjetëra vende u bënë republika, duke e hedhur poshtë monarkinë dhe duke e zëvendësuar atë me një figurë tjetër të kreut të shtetit, zakonisht një president. Megjithatë, politikëbërësit në vendet që ruajtën monarkinë (si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re etj) e panë institucionin si një burim të vlefshëm legjitimiteti dhe stabiliteti politik. Në këto vende, pushteti i monarkut është kryesisht simbolik dhe vendimet merret nga një parlament i zgjedhur. Prandaj, monarkët janë kreu i shtetit, por jo kreu i qeverisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit