Analisti Ilir Demaliaj ka folur lidhur me sherrin fizik me kryetarin e Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi.
Sikurse duket në një video të publikuar në rrjetet sociale, Demaliaj tenton të godasë Gjuzin. Një grua është përpjekur t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por është shtyrë dhe për pasojë ka rënë në tokë.
Për incidentin, Ilir Demaliaj, tha në një intervistë në “Shqipëria Live” se situata u tensionua kur Gjuzi i tha “‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më”.
“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më.
Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha Demaliaj.
Reagimi i Gjuzit
Kujtim Gjuzi ka treguar detajet se si ndodhi incidenti me analistin Ilir Demliaj një ditë më parë në hollin e një hoteli.
Ai thotë në një intervistë për Vip Magazine se ishte Demalija që e nisi sherri, duke shtuar se në fakt shënjestra nuk ishte ai por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili po mbante një konferencë në hotelin ku ndodhi edhe incidenti.
Gjuzi thotë se të afërmit e tij janë shqetësuar, madje kanë kërkuar që të hakmerren ndaj Demaliajt, por që janë ndaluar prej tij.
“Papritur kaloi në holl, dhe lëshoi një ofendim. Unë e kalova ofendimin me idenë ke noi gjë, hajde fol ne tavolin mos fol në këmbë. Në atë moment ai u largua dhe më pas u kthye për së dyti në një mënyrë agresive, me fyerje e sharje. Unë i dhashë një të shtyrë aq sa kisha mundësi ta shtyja që të mos kishte konflikt.
Unë u distancova për ti ikur incidentit, ndërkohë që ai tentoi të më japë një shqelm, por lëvizja ime i shpëtoi asaj goditje, dhe ndërhynë forcat e sigurisë. Sicc e shihni s’kam asnjë goditje, asnjë gjë. Unë mendoj se nuk e kishte me mua, donte të zbehte konferencën e Sali Berishës, kështu e kam informacionin.
Dhe vllazëria dhe nipat më thanë do merremi me të, por u thashë jo, se është një përplasje fizike që nuk shkoi në kanosje. I bëj thirrje nipave të mi të mos bëjnë asnjë lëvizje pa u konsultuar me mua”, tha ndër të tjera ai.