Mateo i befasoi të gjithë me lëvizjen e tij për t’u afruar më shumë me Brikenën, por kjo e fundit nuk e priti dhe aq mirë surprizën e tij.
Edhe pse Mateo arriti që të krijonte një atmosferë ndryshe, tepër të veçantë, pasi ambienti pranë pishinës u mbush me trëndafila, Brikena injoroi gjithçka.
Në një bisedë të zhvilluar me Rogertin, i cili e pyet banoren se pse nuk ia dha një shans Mateos, kjo e fundit justifikohet duke thënë se ata nuk përshtaten sepse janë karaktere të ndryshme.
“Karakteri është një gjë që nuk ndryshohet dot, sepse është diçka që ti e ke nga brenda. Ndërsa Intsagrami dhe veshja janë dy gjëra që përmirësohen për një person që e do” shprehet Brikena.
Kujtojmë se Mateo ka pranuar publikisht ndienjat e tij ndaj Brikenës, por ka mbajtur distancë duke respektuar zgjedhjet e Brikenës, e cila shpesh është shprehur se nuk dëshiron që të ketë diçka me banorin.
Por pavarësisht çdo përpjekje dhe durimi që Mateo ka treguar ndaj saj, Brikena me vendosmërinë më të madhe e injoron banorin me pretendimin se ata të dy nuk i lidh asgjë.



