Bordi i Transparencës ka vendosur ta rrisë çmimin e naftës me 22 lekë, duke e çuar vlerën në 245 lekë për litër, nga 223 që ishte më 1 tetor.
Sakaq, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 204 lekë për litër, nga 198 që ishte.
Nga ana tjetër, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 77 lekë për litër me pakicë nga 78 që ishte.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi ka njoftuar po ashtu se është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.