17.5 C
Tirana
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më dëmtoi gjunjët dhe të pasmet”, modelja rrezikon burgun: Kreu marrëdhënie me futbollistin e njohur në makinë, por dëshmoi se…

    Një modele e famshme Instagrami ka përfunduar në gjyq dhe rrezikon burgun pasi ka akuzuar në mënyrë të rreme yllin e Milanit, Teo Hernandez se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    Luisa Kremleva pretendonte se ajo ishte përdhunuar nga futbollisti në makinë e tij “Porsche Cayenne” pranë një lokali nate në vitin 2017. Ylli spanjoll u TV pretendoi gjithashtu se lojtari francez, i cili kishte kaluar nga Real Madrid te Milani në vitin 2019, i kishte shkaktuar dëmtime fizike pasi e kishte shtyrë jashtë makinës.

    Ajo tha për një gazetë asokohe: “Unë kam prova të sulmit të cilat janë në të pasmet e mia dhe gjunjët. Do të dëshiroja shumë që Teo të kërkonte falje, është minimumi që meritoj”.

    Hernandez, i cili nuk u arrestua kurrë nga policia, pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale më të, por tha se kishte qenë konsensual. Asokohe, policia shqyrtoi çështjen në fjalë dhe akuzat, por nuk mori asnjë masë ndaj lojtarit. Kjo pasi një gjykatë arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që mbështete akuzat e modeles.

    Më pas, hetuesit panë pamje nga kamerat e sigurisë që shfaqnin modelen duke u rrëzuar jashtë lokalit në fjalë e pësuar dëmtimet në gju që ajo pretendonte se kishin ardhur nga e shtyra e Teo Hernandez. Hetuesit aludojnë se Kremleva kishte vepruar në mënyrë keqdashëse duke akuzuar Hernandez për përdhunim, pasi nuk kishte pranuar të shkonte në shtëpi me të pasi kishin bërë seks në mënyrë konsensuale në makinë. Luisa ishte arrestuar në vitin 2020 pasi nuk ishte paraqitur disa herë në seancat gjyqësore rreth kësaj çështje.

    Por tani, gjykata ka zbuluar se Kremleva do të dalë para trupës gjykuese më 28 tetor në Malaga. Palët e përfshira mund ta anulonin gjyqin nëse binin dakord, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Prokuroria kërkon një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej rreth 15 mijë eurosh për modelen nëse do të shpallet fajtore për shpifje dhe mashtrim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit