32.5 C
Tirana
E premte, 27 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më dërgoi mesazh në 12 të natës”, Ilnisa Agolli tregon prapaskenat e intervistës me Berishën: Jam kënaqur shumë me doktorin!

    Moderatorja Ilnisa Agolli ka treguar prapaskenat e intervistës me Sali Berishën në top Channel.

    E ftuar emisionin “Pardon My French”, Agolli ka treguar sesi i dërgoi Berishës ftesën për të qenë pjesë e podkastit të saj, ndërsa ka ndarë më tepër detaje nga biseda me të.

    Ilnisa e përshkruan kryedemokratin si një person tepër korrekt dhe intervistën me të si shumë të veçantë.

    Jam kënaqur shumë me doktorin, ishte një intervistë shumë e veçantë. Ishte ditë e shtunë kur unë shkova ta takoja dhe po e prisja sepse ishte në një konferencë.

    Ne nuk njiheshim, nuk e kisha takuar ndonjëherë, ishte hera e parë dhe më bëri shumë përshtypje diçka.

    Unë i thashë që shkruaj dhe më pyeti se kur kisha shkruar për herë të fundit.

    Në kohën e zgjedhjeve unë bëra një artikull që qarkulloi dhe më tha që t’ia nisja që ta lexonte.

    Unë i thashë se do t’ia kaloja sekretares por ai më dha direkt numrin e tij.

    Më pas në orën 12 të natës më vjen një mesazh për të cilin unë mendova ndonjë shok ose shoqe  por kur pashë Sali Berisha ngela.

    Më tha faleminderit shumë për shkrimin, me datën 10 xhirojmë. Shumë korrekt”, është shprehur Ilnisa Agolli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit