9.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më donte për interes”: Afrona reagon pas pretendimeve të Bleros

    Afrona Dika reagoi tërthorazi në lidhje me pretendimet e Bleros, i cili tregoi versionin e tij të ndarjes duke theksuar se ndarja erdhi për shkak të parave.

    “Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën,” shkroi me ironi Afrona në Instagram, duke hedhur poshtë deklaratat e Bleros.

    Në një intervistë për “Prive”, Blero tha se ka preferuar që të mos flasë më parë dhe t’i zgjidhë gjërat në mënyrë private me Afronën, por mesa duket, nuk ia kanë dalë.

    “Në fillim, lidhjen e kam ndjerë si njëfarë aktrimi. Gjithmonë ka qenë në qendër paraja. Sa ka pasur (para), gjithçka ka qenë e bukur, ndërsa kur kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam mjaftueshëm inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur dhe vetëm kam parë se deri ku po shkon dhe siç ka filluar, ka mbaruar,” tha ai.

    “Kam dhënë para për t’u hapur biznesi ynë dhe sapo ia ka arritur qëllimit, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen dhe s’më ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveç të eci me hapa ligjorë,” shtoi Blero më tej duke pretenduar edhe se mund të ketë një padi kundrejt Afronës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit