11.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Me Edi Ramën duke konsumuar kanabis”, habit Zhaku: Ai e përballon, Saliu jo

    E ftuar në në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, artistja dhe aktivistja Inida Gjata, e njohur si Zhaku, ka ndarë mendimet e saj mbi legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Ajo e ka e cilësuar këtë hap si një mundësi për të formalizuar një fenomen tashmë të pranishëm.

    Zhaku shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama është i vetmi lider që mund ta realizojë këtë nismë, duke e konsideruar atë më mendjehapur se të tjerët.

    “Nuk po thotë njeri që të bën mirë, po më mirë fute në sistem. Ti shkon në Amsterdam, kanabisi më i shtrenjtë atje është i Lazaratit. Ia kam sugjeruar personalisht kryeministrit.

    Mendoj që Edi Rama është i vetmi person që mund ta realizojë këtë gjë, është më mendjehapur ai, mund të jetë pak i vetmuar se nuk i gjen bashkëpunëtorët. Por unë i them po s’e bëmë bashkë, s’e bën askush, hajde legalizojmë drogën”, u shpreh ajo.

    Në një moment të bisedës, ajo u pyet se me cilin politikan do të pranonte të bënte një foto duke konsumuar kanabis. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: Me Edi Ramën. Besoj se… Me Saliun s’do pi asnjëherë, është i vjetër ai, nuk e përballon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit