13.2 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Me emrin Ornela nuk integrohesha dot në Greqi” – Blendi Fevziu replikon me Idrizin: Mos i kërko llogari grekut, po shqiptarëve që ndërrojnë emrat

    Pedagogia Ornela Çuçi thotë se ka emigruar me familjen në vitin 1997 në Greqi teksa shton se shumë nga kushërinjtë e saj janë bërë minoritarë grekë me qëllim që të integroheshin në shoqërinë greke.

    Ka qenë kjo deklaratë e pedagoges, që ka sjellë reagimin e sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit, i cili është drejtuar Çuçit se një gjë e tillë është “abuzive”.

    Shpëtim Idrizi: Greqia ka 30 vjet që vazhdon dhe ndërron emrat e të gjithë shqiptarëve, ndërron fenë e të gjithë shqiptarëve, jep pasaporta, bën zona homogjene, cakton madje e që është më skandalozja në të gjithë këtë histori, ka një vendim të qeverisë greke dhe shumë interesante kjo me dekret madje dhe që përcakton zonat minoritare në Shqipëri e vitit 2012.

    Blendi Fevziu: Nëse ajo jep pensione dhe pasaporta, ti nuk e ndalon dot. Nëse një shqiptar ndërron emrin, fenë, merr pasaportën dhe ndihet grek, ti kërkoja shqiptarit e mos ja kërko Greqisë.

    Ornela Çuçi: Unë kam ikur vetë në 1997-ën dhe jam fëmijë emigrantësh. Si fëmijë, duke mos u integruar dot në asnjë mënyrë në komunitetin grek, sigurisht që me “Ornela” nuk integrohesha dot.

    Blendi Fevziu: Si të quanin ty?

    Ornela Çuçi: Unë Ornela ndenja gjithë kohës, por të gjithë të afërmit e mi u bënë minoritarë grekë. Sepse duhej të integroheshin.

    Marin Suli: Ky është abuzim!

    Ornela Çuçi: Jo, nuk është abuzim. Unë e kam jetuar. Jemi plot njerëz që nuk e kemi ushtruar dot asnjëherë myslimanizmin në Greqi, nuk kemi ushtruar asnjëherë fenë dhe nuk jemi integruar dot asnjëherë nëse nuk ndërronim emrat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit