19.8 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Me fustan nusërie të zi, Kozeta Kurti: Nuk ka të zezë ters!

    Gazetarja Kozeta Kurti dhe partneri i saj, Hektor i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar marrëdhënien e tyre me një ceremoni të bukur ku i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit të shtunën, më 8 korrik.

    Pas fotove nga ceremonia, gazetarja ka zgjedhur të ndajë një video krah partnerit me copëzat më të bukura nga mbrëmja, ku në ‘Instagram’ ka falënderuar të gjithë miqtë që e kanë mbështetur në ditën e saj të veçantë.

    Nga ana tjetër, Kozeta ka zgjedhur t’i japë fund ‘zërave’ dhe komenteve të shumta lidhur me fustanin e saj të veçantë, i cili kishte të ndërthurur ngjyrën e zezë dhe larg tradicionalit.

    Gazetarja shkruan “ S’ka të zezë ters! E zeza as nuk e di që është e zezë dhe as çfarë përfaqëson. Ne ja japim kuptimet ngjyrave, por edhe nëse na qenka e mira dhe e keqja, edhe vetë jeta i ka të dyja!”.

    “Do të kem kohë boll për të ndarë disa momente nga ky rrugëtim e për të shprehur mirënjohjen për miqtë tanë që na mbështetën, por meqë ka bërë përshtypje ky fustani bardh’ e zi, me sa lexova në rrjet, po ndalem fillimisht këtu, për të falënderuar _lira.koca ❤️ që i bëri netët ditë për të mbaruar dy fustanet e mia.

    S’ka të zezë ters! E zeza as nuk e di që është e zezë dhe as çfarë përfaqëson. Ne ja japim kuptimet ngjyrave, por edhe nëse na qenka e mira dhe e keqja, edhe vetë jeta i ka të dyja!”, shkruan Kurti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit