16.5 C
Tirana
E diel, 19 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Me Ilir Metën, ikin dhe dekoratat: Picierë, pronarë lokalesh e parukierë do na mbesin pa dekoruar tani

    Duket se mazhoranca do të kufizojë dhënien e dekoratave nga presidenti i ri, Bajram Begaj, nisur nga numri i lartë që Ilir Meta dha.

    Ky i fundit arriti deri aty sa dekoroi edhe pronarë restorantesh.

    Kështu, pritet që mazhoranca të depozitojë në kuvend një projektligj lidhur me këtë kufizim të ri për presidentin, duke mos dhënë më shume se 23 të tilla në vit.

    Presidenti i ri i Republikës Barjam Begaj nuk do të mundë ta kalojë këtë numër pa miratimin e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve.

    Aty përcaktohet se numri vjetor i dekoratave që mund të jepen për secilën shkallë, nuk mund të jetë më i madh se:

    Për Urdhrin Suprem të Shqiponjës:

    v) Kalorës – 20 (njëzetë);

    Për Urdhrin e Skënderbeut:

    ii) Oficer i Madh – 6 (gjashtë);

    iii) Komandar – 20 (njëzetë);

    v) Kalorës – 50 (pesëdhjetë);

    Për Urdhrin e Lisit Akademik:

    i) Ylli i Madh – 5 (pesë);

    ii) Komandar – 10 (dhjetë);

    iii) Kalorës – 80 (tetëdhjetë).

    Ndërkohë në nenin 22  – Numri vjetor i dekorimeve, pika 3 thuhet se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Urdhrit, mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, deri në 10% të numrit të përcaktuar të numrit vjetor të dhënë mësipër në ligj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit