23.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më ka dedikuar jetën, nuk kam fjalë ta falenderoj”, mesazhi i djalit përlot kandidaten për deputete – Alketa Vejsiu: Ti sjell qytetërim në Parlament, e meriton!

    Alketa Vejsiu, moderatorja e njohur ka bërë një prezantim të kandidates së PS në listat e hapura Julinda Dhame në emisionin e saj “Inspire” duke dhënë edhe konsideratat e saj për Julindën.

    “Ti me gjithë pasionin dhe punën tënde të gjithë këtyre viteve ke sjellë një copëz qytetërim në këtë vend dhe meriton të kesh një zë në parlament”, ishte konsiderata e Alketës për Julian e Rrally Albania që e ndjeu vlerësimin për ftesën në podcast.

    Por jo vetëm kaq, në një podcast, për të parën herë, në një mesazh surprizë nga djali i saj Geri, Julinda u përlot. Fjalët e të birit nxorën përveç anës luftarake dhe anën njerëzore të Julindës.

    “Më ka dedikuar gjithë jetën dhe unë nuk kam fjalë sesi ta falenderoj, nuk kam fjalë”, ishte mesazhi i djalit të Julias, Gerit që e bëri Julindën të përlotet në emision.

    Julinda Dhame, kandidate e PS në listën e hapur të Tiranës foli për sfidën e saj dhe pse kërkon një vend në parlament duke pasur në fokus të rinjtë, artistët, sportistët një kategori që sic thotë Juli, me zërin e saj në parlament do të jenë të përfaqësuar denjësisht.

    Duke bërë prezantimin e vetes dhe jetës së re që bën, Julinda Dhame tregoi se përfshirja në politikë është një përgjegjësi që vjen në momentin më të përshtatshëm pas një kontributi disa vjeçar në shoqërinë shqiptare.

    Por Alketa Vejsiu dha edhe mesazhin e saj se pse Julinda Dhame duhet të jetë në parlament:

    “Kryetari i PS të ka vendosur në sfidë dhe ti je gati të konkurrosh, unë të kam njohur si Julindën që organizonte Rally dhe shumë prej nesh të njohim si Julindën e makinave të mëdha që shkonin në terrenet më të pashkelura, më të paurbanizuara për të na treguar një copëz tjetër Shqipërie. Pastaj të njoh si Julindën që ka dhënë kontribut në bashkinë e Tiranës për 10 vite. Dhe si një mike të jashtëzakonshme për shumë tironsa.

    Ti e meriton një vend aty dhe unë do të jem shumë e lumtur po të dëgjoj zërin tënd në foltoren e parlamentit sepse je ndryshe, je e guximshme, je një vajzë shumë liberale, je një qytetare evropiane, e botës madje jo vetëm evropës. Dhe ti sjell një copëz qytetërim në këtë vend dhe meriton të kesh një zë aty”,  ishte vlerësimi i Alketa Vejsiut.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit