18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më ka marrë malli për të”, Jul Dela flet për lidhjen e Romeos me Heidin: Nëse e vazhdojnë atë që nisën në Big Brother…

    Aktori i humorit, Julian Deda, në një intervistë për “Pushime on Top”, foli edhe për çiftin Romeo dhe Heidi, të cilët i ka pasur miq e rivalë gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP.

    Ai tregoi se ka takuar disa nga banorët gjatë verës, ndërsa u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, një nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë.

    “Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mu, po lëre”, thotë ai.

    Juli tha gjithashtu se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre.

    “Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. Iu uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur ta vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, iu uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”, u shpreh aktori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit