21.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’!

    Aktorja Egla Ceno është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra, pasi u shpall fajtore për veprën penale të shpifjes ndaj gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra.

    Vendimi u dha këtë të martë, ku u bë e ditur se Saimir Kodra është njohur zyrtarisht si pala e dëmtuar në këtë çështje.

    Ngjarja nisi pas një deklarate publike të aktores, e cila në “Big Brother Vip” pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari gjatë një takimi pune. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa Kodra njoftoi se do ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore.

    Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno është marrë në pyetje lidhur me deklaratat e saj, por sipas vendimit të gjykatës, ajo ka dhënë versione kontradiktore, të cilat janë konsideruar të pabazuara. Si pasojë, gjykata vendosi ta shpallë fajtore për shpifje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit