30.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletshëm

    Vajza e aktores Rita Lati, Roza, e ftuar mbrëmjen e kaluar në një intervistë ka folur për kontributin e nënës së saj në art por edhe momente që kanë shëjnuar në jetën e saj.

    “Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë. Por rolet e mia të preferuara kanë qenë ato ku ajo bënte burrin plak ose plakat. I luante shpesh me xhaxhi Beharin (Behar Mera), një artist i madh dhe mik i familjes sonë. Mamit gjithmonë i shkonte ajo pamje prej dive, flokë biondë, buzë të kuqe, si Merlin Monroe. Dhe unë gjithmonë kam adhuruar Merlinin, sepse më kujtonte mamanë time,” u shpreh Roza.

    Ajo rrëfeu gjithashtu për periudhën pas largimit të Ritës nga estrada, kur aktorja krijonte skeçe me Behar Merën për të siguruar të ardhura, një bashkëpunim që lindi thashetheme për një lidhje mes tyre.

    “Pas largimit nga estrada, mami nisi të punonte me Beharin. Ishin aq të natyrshëm në skenë, sa njerëzit mendonin se ishin çift. Mua më quanin vajza e Beharit,” tha moderatorja mes të qeshurash në Top Story.

    Një moment, që moderatorja e quan si “persekutim” të ëmbël që e ka ndjekur gjatë jetës, është një episod kur publiku ngatërroi marrëdhënien mes Ritës dhe Beharit.

    “Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, ndërsa mami me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i eventit i thotë: ‘Sa të mirë jeni ju të dy. Po atë gocën si e keni? Behar, të ka ngjarë ty apo Ritës?’ Dhe mami që i thotë: ‘Zotëri, ajo është Besa, nusja e Beharit!’  një moment që më ka ndjekur gjithë jetën,”  përfundoi Roza.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit