8.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më kërkuan të tërhiqesha”, Florian Binaj: Shqiptarët do protestojnë vetëm kur të mos kenë më bukë te pjata

    Aktori Florian Binaj ka folur sërish te protestat e mbajtura muaj më parë nga qytetarët në lidhje me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës.

    Ai ka treguar se ka pasur ndërhyrje dhe i kanë kërkuar që të tërhiqet, mirëpo ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

    Sipas Florit, dita kur të gjithë shqiptarët do të dalin në protestë do të jetë kur në tavolinat e tyre mos kenë më as bukë që të hanë.

    “Deri në pikën që do iu arrijë thika deri në palcë njerëzve, kur të mos kenë më bukë te pjata në shtëpi, atëherë do dalin të protestojnë.

    Fakti që në vitet 1990 dolën edhe protestuan të gjithë ishte fakti se nuk kishte asnjë gjë më.

    Ndërsa sot, njerëzit mendojnë a kemi bukë për të ngrënë, po, rri në shtëpi mos u përzje le të dalin ata atje ose emigro.

    Ka humbur sensi i të rrezikuarit që mund të të kërcënojnë njeriun e afërt apo të të heqin nga puna.

    Edhe unë pata sinjale dhe e vërtetoj menjëherë protesta. Ajo që më kërkuan ishte që të tërhiqesha, por unë nuk u tërhoqa. U tërhoqën ata.

    Ka shumë gjëra që u vihet kapaku, nuk zgjidhen gjërat e shkojnë pastaj akoma më thellë”, tha Binaj në emisioni “Quo Vadis”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit