5.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Më la në mes të rrugës me rrobat e trupit”, Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me Mërgim Berishën: Si e humba fëmijën

    Vesa Vllasaliu ka zbuluar detaje të reja nga lidhje me futbollistin shqiptar Mërgim Berisha. Në ‘Big Brother VIP Kosova 2’, Vesa ka rrëfyer se ai u nda nga ai dy muaj para martesës së tyre dhe se ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.

    Vesa së fundmi ka treguar më shumë mbi këtë histori që prej javësh ka pushtuar rrjetin. Në versionin e saj ajo jep detaje tronditëse, duke thënë se futbollisti e la në mes të rrugës vetëm me rrobat e trupit.

    “Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashur shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kam qenë e shkolluar e ata jo, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë, por unë i kam treguar të gjitha.

    Unë burrin tim dy herë në javë e kam parë, kemi shkuar një herë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natës nuk ka folur me burrin e shoqes sime. Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ke prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në katin e 32. Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë. Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.

    Në një moment gjatë rrëfimit, Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijë. Ajo thotë për këtë gjë nuk ishin në dijeni as nëna e as babai i saj.

    “Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe ikëm në spital. Më kanë pyetur ‘A je shtatzënë’, unë u kam thënë që ‘S’jam’, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur, se kam patur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.

    Ndërkohë, në lidhje me tradhtinë që Vesa ka deklaruar se i bëri edhe mikesha e saj e ngushtë, Edona, e cila tani është e martuar me futbollistin, kjo e fundi në një intervistë i ka mohuar akuzat e banores së BBVK.

    Edona ka theksuar se me Vesën njihet, por që asnjëherë nuk kanë qenë shoqe të ngushta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit