7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më la shenja”, rrëfehet këngëtari i njohur shqiptar: Si më zbuloi gruaja tradhëtinë në prani të Aurela Gaçes

    Një nga bilbilat e muzikës shqiptare, Gëzim Nika së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, ku ka zbuluar disa nga momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së tij.

    Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën. Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

    Këngëtari u shpreh se gruaja e tij gjithnjë ka qenë xheloze, por në një masë të pranueshme, megjithatë në një rast gjërat ndryshuan pasi ajo konsumoi pak alkol.

    I pyetur nga Ester Bylyku se cili ka qenë momenti më gazmor me bashkëshorten e tij, Nika tha: “Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen?

    I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”

    I pyetur në vijim nga moderatorja Ester Bylyku nëse gruaja e ka kapur ndonjëherë mat duke flirtuar me femër tjetër, Gëzim Nika tha: “Po, këto janë gjëra që ndodhin. E zbuloi por nuk më la shenja (qesh)”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit