13.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Më lër të flas’ pa Donaldin: Ja si qëndron e vërteta

    Pretendimi se sezoni i radhës i “Më lër të flas” do të ishte vetëm më Romeo Veshajn, pa Donaldin, rezultoi të ishte thjesht lojë.

    “S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot. ‘Më lër të flas’ çdo të premte, ora 21:00 në Top Channel,” shkroi Romeo. Në video, ai shfaqet duke folur, ndërkohë që Donaldi, te regjia, i bllokon zërin.

    Lajmi se “Më lër të flas” do të niste pa Donaldin u përhap pasi në spotin prezantues të sezonit të ri, Romeo u shpreh: “Zonja dhe zotërinj, ‘Më lër të flas’ do të nisë së shpejti. Do të jemi bashkë këtë sezon, sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Pra, ‘Më lër të flas’, vetëm me mua, Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjisor.”

    Përpos kësaj, pati edhe zëra se Donaldi do të futej sërish në “Big Brother VIP”. Siç duket, shumë zhurmë për asgjë nga çfarë u pretendua!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit