11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën”- Ironia e Bledi Manes me këngëtaren

    Brenda shtëisë së “Big Brother Vip” ishin shumë afër njëri-tjetrit, madje dhe u martuan (në kuadër të lojës), por krejt e kundërta po ndodh me ta jashtë.

    Bëhet fjalë për gazetarin Bledi Mane dhe këngëtaren nga Kosova, Nita Latifi. Kjo e fundit, pak ditë më parë u shpreh se është e zhgënjyer nga Bledi.

    “Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin” u shpreh ajo.

    Në lidhje me këtë deklaratë, ka pasur disa reagime nga Bledi ditën e djeshme dhe i fundit është ky më poshtë ku ironizon dasmën me Nitën.

    “Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita” – shkruan Bledi Mane.

    Në postimin e tij nuk kanë munguar dhe komentet e banorëve të tjerë si Ronaldo Sharka apo Ermiona Lekbello.

    “Pranoj por vetem me nje kush. Qe t’jete Nita deshmitare ne dasmen tone” shkruan Ronaldo Sharka.

    “Un mendoj qe duhet te bejm nje tjeter bbv me te njejtet personazhe , se si ne nuk vijn me” shkruan Ermiona Lekbello.

    Më herët Bledi u shpreh se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.

    “Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”-shkruante ai.

    “Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit