21.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Më mirë martohem me Kristin se me të, Nita i përgjigjet Bledit!

    Bledi dhe Nita janë përplasur shpesh me njëri-tjetrin në rrjete sociale që pas daljes nga Big Brother VIP. Pak ditë më parë Bledi bëri një status ku shkruante se më mirë martohet me Ronaldon ose Kristin, se sa me Nitën.

    Këtij statusi Nita i është përgjigjur së fundmi në një intervistë për “lajmi.net”.

    “Bledi ka qenë i heshtur. I ka munguar ai guximi për të kundërshtuar për një situatë të caktuar Luizin. Unë e kam ftuar në dasmën kosovare që bëmë në Big Brother VIP si shok, por ai e ka trajtuar pa pasur atë kujdesin shtesë për një shoqe. I ka shërbyer për vëmendje.

    Deklaratat që ka bërë për shqiptarët e Kosovës më kanë befasuar, më kanë bërë të ndihem keq dhe më bën të reagoj. Nuk e di me çfarë konotacioni e ka bërë atë status, por për çfarëdo e ka thënë nuk kam çfarë të them. Është qesharake se çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje dhe famë”, ka thënë Nita.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit