13.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më mirë me ty dhe fukara se sa pa ty i pasur”, çfarë po festojnë drejtori i ARRSH dhe ish kreu i KESH?

    Më mirë me ty dhe fukara se sa pa ty i pasur”, serenata e dashurisë që zbuloi talentin në të kënduar të drejtorit të ARRSH-s, Evis Berberi dhe ish kreut të KESH, Ergys Verdho.

    Në videon e mëposhtme të publikuar nga joq shihet drejtori i ARRSH dhe ish-kreu i KESH duke kenduar së bashku.

    Ata siç duket dhe në video janë duke shijuar një darkë së bashku me disa miq të tyre dhe kanë zbuluar dhe talentin për muzikën korçare.

    Kujtojmë se një muaj më parë pas dy vite në krye të Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare, Ergys Verdho dha dorëheqjen.

    Mediat aludonin se do të merrte drejtimin e Hekurudhës Shqiptare, që aktualisht drejtohet nga Gentjan Liko, por deri tani nuk kemi asnjë lajmë për këtë levizje.

    Ndërsa drejtori i ARRSH, Evis Berberi i emëruar në këtë detyrë prej 3 vitesh edhe pse ka patur një sere skandalesh me ndërtimin e rrugëve si rasti Korçë-Ersekë apo dhe në dhënien e tenderave, ka gjetur kohë të dëfrehet.

    Nuk dihet ende nëse kjo video është bërë për të festuar dorëheqjen e Ergys Verdhos apo shkatërrimin e rrugës Korçë-Ersekë.

    Pyetja e cila meriton një përgjigje pasi janë funksionarë publikë është se kush e pagoi darkën dhe me lekët e kujt?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit