7.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Më mirë një makinë sesa një biçikletë

    Nga Jessica Maria Dwyer

    Një bankier i bëri ekonomistët të mendonin kur tha:

    “Një çiklist është një fatkeqësi për ekonominë e vendit: ai nuk blen makina dhe nuk merr hua para për të blerë. Ai nuk paguan policat e sigurimit. Ai nuk blen karburant, nuk paguan për ta servisuar makinën dhe nuk ka nevojë për shumë riparime. Ai nuk përdor as parkim me pagesë. Nuk shkakton ndonjë aksident të madh. Nuk ka nevojë për autostrada me shumë korsi.

    Ai as nuk shëndoshet e dhjamoset.

    Njerëzit e shëndetshëm nuk janë të nevojshëm apo të dobishëm për ekonominë. Ata nuk blejnë ilaçe. Ata nuk shkojnë në spitale apo mjekë.

    Ata nuk i shtojnë asgjë GDP-së së vendit.

    “Përkundrazi, çdo dyqan i ri McDonald’s krijon të paktën 30 vende pune – në fakt 10 kardiologë, 10 dentistë, 10 dietologë dhe nutricionistë – padyshim si dhe njerëzit që punojnë në vetë dyqanin”.

    Zgjidhni me mençuri: një biçikletë apo një McDonald’s? Është diçka për të menduar.

    PS: ecja është edhe më keq. Këmbësorët nuk blejnë as biçikletë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit