Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.
Kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën.
SPAK i kërkoi Ilir Metës formularin e vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.
Dokumenti i SPAK mban datën 23 gusht 2022 ndërkohë që në të thuhet se kërkesa për formularin bëhet për integritetin e personave që emërohen në funksione publike.
“Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)” – thuhet në dokumentin e SPAK.
Kërkesa e SPAK vjen pas daljes në publik e dosjes së bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit I.M, që është pikërisht Ilir Meta (Metaj)