Aktorja e njohur, Egla Ceno i ka shprehur dashurinë gazetares Ilnisa Agolli në kuadër të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh ku secili prej banorëve duhet t’i shprehte dashurinë një tjetri.
Egla u detyrua të linte pas debatet dhe ofendimet që i bënte Ilnisës duke i përmendur disa anë fizike dhe të karakterit, të cilat ajo i vlerëson te gazetarja.
Ajo shpreh një pëlqim për buzët e Ilnisës si dhe për botën e saj që sipas aktores, është plot ngjyra.
Ceno gjithashtu mendon se Agolli është një nënë e përkushtuar.
“Më pëlqejnë buzët e tua një gjë fizike kjo. Ke një botë të madhe ke ngjyra mendoj që çdo grua po edhe ti një nënë shumë e përkushtuar ndaj gocës dhe mendoj që je një grua që ke potencë nëse vendos në zbatim atë aftësinë që të kesh peshë”, i tha Egla, Ilnisës.



