Eftuar në emisionin e kësaj të mërkure në Top Albania Radio në “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj.
Opinionistja e Big Brother Vip 3 ka ndarë disa prej eksperiencave gjatë spektaklit.
Ori tregoi nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar.
“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht.
E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza.
Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë”, u shpreh ajo.



