14.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë” – Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV

    Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me Efin, ish-konkurrente e Për’puthen dhe e Big Brother Vip.

    Raporti i tyre është komentuar shpesh, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, ndërsa publiku është ende kurioz nëse vazhdojnë të ndajnë të njëjtën miqësi, edhe pse pas ri-hyrjes së Efit disa gjëra ndryshuan për shkak të komenteve ndaj Luizit.

    Pas daljes nga shtëpia e famshme ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.

    I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha: “Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin”.

    “Por, do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha këngëtari.

    Luizi ka udhëtuar drejt Amerikës ndërsa partnerja e tij Kiara Tito po bën xhirimet e emisionit “Kepi i VIP-ave” në Turqi. Efi nga ana tjetër nuk ka zbuluar asnjë projekt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit