24.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më rri larg” – Kiara përballet sërish me Luizin: Uroj të dal të shtunën, s’të shoh dot

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë përballur sërish mbrëmjen e djeshme.

    Me fjalë të ashpra Kiara i ka kërkuar mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më, ndërkohë që Luizi  vazhdimisht i kërkonte të falur pas asaj se çfarë ndodh dje në spektakël.

    BISEDA:

    Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke  më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe! Si nuk të vjen zor?

    Luizi: Nuk e pranon faljen time?

    Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk je i denjë të rrish afër meje! Unë dua një mashkull tamam, jo një gënjeshtar! Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit