11.5 C
Tirana
E premte, 20 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Me rrogën e parë hoqa mamin nga puna” – Rey Manaj zbulon pagën

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka ndarë detaje të veçanta nga jeta dhe karriera e tij gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

    Ai tregoi se momenti kur firmosi kontratën e parë si futbollist profesionist në moshën 16-vjeçare ishte një pikë kthese jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij. Me pagën e parë prej 6 mijë eurosh në muaj, Manaj mori një vendim të rëndësishëm.

    “Kur mora rrogën e parë si profesionist në futboll isha 16 vjeç dhe hoqa mamanë nga puna. I thashë që nuk ke nevojë që të punosh”, deklaroi ai.” u shpreh ai, duke treguar lidhjen e fortë me familjen dhe dëshirën për t’i lehtësuar sakrificat e tyre.

    Gjatë intervistës, ai rikujtoi edhe fillimet e vështira, duke përmendur emigrimin në Itali që në fëmijëri dhe hapat e parë në futboll, fillimisht në ekipe të vogla dhe më pas në nivele më të larta.

    Karriera e tij u zhvillua në Itali, ku veshi fanellat e Cremonese dhe Inter Milan, për t’u përballur më pas me sfida të tjera në Pescara dhe në Spanjë me Albacete, si dhe një eksperiencë të rëndësishme me FC Barcelona.

    Ai ndau edhe emocionet me Kombëtaren shqiptare, duke veçuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

    Goli kundër Serbisë ishte shumë i rëndësishëm, por më shumë u gëzova për fitoren dhe tre pikët,” tha Manaj.

    Historia e tij mbetet një shembull i qartë i përkushtimit dhe sakrificës, duke treguar se rruga drejt suksesit shpesh nis nga vështirësi të mëdha, por shpërblehet me punë dhe vendosmëri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit