20.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më shtyu, më ngriti zërin”, Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën e konfliktit të pak ditëve më parë

    Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

    Ajo ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën. Madje sipas saj, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve aty.

    Pjesë nga intervista:

    Emrat më të lakuar të këtij edicioni kanë qenë Luiz Ejlli dhe Zhaklin Lekatari. Si e ka pritur gazetarja këtë vëmendje kaq të madhe?

    “Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit”, tha Lekatari.

    Si qëndron e vërteta e ngjarjes të disa ditëve më parë ku pretendohej se disa fansa të Luizit kishin dëmtuar makinën e gazetares?

    Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit