15.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Më sillni priftin”, Luizi gati të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Kiarën!

    Romanca mes Luizit dhe Kiarës mesa duket shumë shpejt do të zyrtarizohet në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Prej fillimit këngëtari ka shprehur hapur pëlqimin për moderatoren dhe tashmë edhe ajo ka nisur të ketë pëlqim për të. Ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe të shumta kanë qenë momentet romantike mes tyre.

    Gjatë spektaklit të kësaj të marte, Arbana Osmani e vuri Luizin përballë pyetjes se nëse gjërat do të shkonin më së miri mes tij dhe Kiarës, a do të ishte ai i gatshëm që ta kurorëzonte dashurinë e tij në dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    “Nëse Kiara dashurohet me ty aty brenda dhe t’i i propozon, ajo të thotë po, a do kemi dasmë brenda në BBV?”, pyeti Arbana, dhe Luizi pa u menduar dy herë tha, “Vetëm më sillni priftin”, duke treguar në këtë mënyrë gadishmërinë.

    Mbetet për t’u parë nëse romanca mes tyre do të konkretizohet me puthjen e famshme të cilën Kiara nuk po pranon t’ja japë. “Ne jemi kurioz a do të të puthë në buzë kur të martoheni apo jo?”, tha Arbana, duke shkaktuar të qeshura te banorët dhe te Kiara.

    Pjesë nga biseda:

    Zhaklina: Në 2-3 momente gjatë darkës me Tean të pashë në vështirësi. Pashë një lloj pasigurie te ti.

    Luizi: Unë Kiarën e kam njohur këtu brenda dhe nuk e di si do reagoj si mund të jemi njëri pa tjetrin këtu brenda kam një tip frike dhe s ‘di si mund ta vazhdoj lojën pa Kiarën këtu. Unë ndihem shumë mirë me Kiarën këtu brenda.  Jam në siklet sepse e kam thënë unë Luizi i vërtetë jam veç kur flitet me Kiarën.

    Zhaklina:  Si mund ta besoj unë që me Kiarën nuk po luan?

    Luizi: Do të ftoj në dasëm.

    Arbana: Ne jemi kurioz a do të të puthë në buzë kur të martoheni apo jo?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit