Livia, banore në BBV, ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio, dhe ndër të tjera ka treguar detaje rreth takimit me babanë e saj pas 22 vitesh.
“Tani po filloj të futem te rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë.
Kemi folur dhe e kemi patur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën.
Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi patur mundësi që të rrinim.
Në fillim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh.
Ndërkohë në lidhje me takimin më vëllain, ajo tha:
“Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt”.