13.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Më thuaj ç’porosit kur del, të të them 3 tipare të karakterit tënd

    Nëse netët e fundjavës (dhe ndonjë dite jave) nuk kanë kuptim pa pijen tënde të preferuar, atëheërë vazhdo na lexo. Gjej pijen që porosit zakonisht dhe merr vesh 3 tipare të karakterit tënd.

    Gin – Person manipulues, klasik, i pandjeshëm

    Verë e kuqe – Njeri me vetëbesim të lartë, rehat me veten, inteligjent

    Verë e bardhë – Individ praktik, i urtë, i tërhequr

    Vodka – Person argëtues, me humor, ke qejf të të kesh afër

    Dirty martini – Njeri misterioz, seksi, dinë të rrëmbejnë vëmendjen

    Shampanjë – Individ i rafinuar, ke shije të mirë, flet me vetëbesim

    Margarita – Person ekstrovert, mbreti i festës, ke shumë batuta

    Rum – Njeri që ke qejf të argëtohesh, do të dhurosh buzëqeshje, do jetoje me shumë qejf në Hawaii

    Negroni – Person atentik, guximtar, bën hapa të sigurt

    Tequila – Andalé muchacho! Ti s’e vret mendjen, jeton në moment, gjen zgjidhje për çdo gjë

    Whiskey – Ti ke vetëbesim të lartë,  je person shumë klasik, ke super histori interesante për të treguar

    Mojito – Dikush që vdes të udhëtojë, aventurier, me durim për çdo gjë

    Scotch – Ti e bën dallimin mes schotch-it dhe whiskey-t, nuk bën drama, person i heshtur

    Pina Colada – Kreativ/e, ëndërron me sy hapur, gati për aventura të reja

    Aperol Spritz – Ti je një person që vlerëson lumturinë, do të jesh origjinal, shumë kurioz

    Pornstar Martini – Oh Zot, ti vdes të flirtosh, do të jesh në qendër të vëmendjes, nuk ke kurrë turp të bësh gjëra të reja

    Birrë – Ok, personi më i thjeshtë, praktik dhe i hapur për ide dhe biseda interesante!

    Mos harroni: Pini në mënyrë të përgjegjshme dhe gëzuar!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit