11.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model” – Bashkëshortja e banorit: Ka thënë të vërteta!

    Bashkëshortja e Rogertit, Enxhi, ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të ndajë publikisht përjetimet e saj mbi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 5. E ftuar në Big Brother Radio, ajo ofroi një tablo më intime të karakterit të tij, larg figurës që publiku është duke parë gjatë lojës së tij në ekran.

    Sipas Enxhit, imazhi i një lojtari të ashpër apo antagonisti nuk e përfaqëson plotësisht Rogertin si person. Ajo shpjegon se jashtë kamerave ai është shumë më i ndjeshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes, ndërsa loja kërkon një version më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë të tij. Kjo situatë, pranon ajo, është e vështirë edhe për familjarët, të cilët përballen me reagime të shumta nga publiku.

    Për komentet kritike në rrjete sociale, Enxhi pranon se e kanë prekur, sidomos ato që vënë në pikëpyetje mbështetjen e saj ndaj bashkëshortit. Megjithatë, ajo beson se shpesh njerëzit reagojnë më fort kur përballen me mendime të drejtpërdrejta apo të pakëndshme, edhe kur ato janë të sinqerta.

    “E ka dashur aq shumë këtë mundësi dhe ai më beso është aq mirënjohës për këtë mundësi që i ka ardhur në jetë dhe do ta shfrytëzojë deri në palcën e tij.
    Është komentuar shumë, ashtu siç ti bëre hapjen e emisionit. ‘Kush është kjo grua, kush është kjo femër që i qëndron pranë këtij njeriu?’. Ideja është që të them që nuk më kanë impaktuar në fillim do gënjeja sepse Rogerti është në lojë në Big Brother. Ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen në komentet e tyre. Janë pa kufij, pa filtra, jashtë Big Brother. Ndonjëherë më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky model aty në Big Brother sepse që të jesh model i mirë ma merr mendja që është shumë e thjeshtë. Të jesh i keqi i domosdoshëm, apo të jesh një model ndryshe, është e vështirë të përqafohet, të pranohet. E themi shpesh ne në zhargon që ‘e vërteta është e hidhur’, por është e vërtetë dhe mendoj që Rogerti ka thënë disa të vërteta aty brenda. Mënyra e të thënit? Mendoj që nuk jemi dakord të gjithë mbase me mënyrën se si ai i qaset banorëve në përgjithësi.
    Unë them që ai tentoi të bënte këtë Rogertin e mirë dhe emocional. E ka tentuar me Juelën dhe mendoj që mua më pëlqen marrëdhënia që ai ka krijuar, është shumë njerëzore.”

    Duke rikthyer vëmendjen te jeta e tyre personale, Enxhi tregoi se njohja mes tyre nisi në një mbledhje familjare. Fillimisht komunikimi ishte i kufizuar, por Rogerti mori iniciativën duke kërkuar ndihmën e babait të saj për t’u afruar  një mënyrë tradicionale që ajo e kujton me shumë dashuri. Marrëdhënien e tyre e cilëson si një histori të lindur menjëherë, me ndjenja të forta që në fillim.

    Sa i takon anës emocionale të Rogertit, ajo thotë se ai përpiqet ta shfaqë edhe brenda shtëpisë, veçanërisht në raportet miqësore që ka krijuar. Një prej tyre është marrëdhënia me Juelën, të cilën Enxhi e sheh si një lidhje të pastër shoqërore, pa asnjë arsye për xhelozi. Përkundrazi, ajo ndihet e lehtësuar që ai ka pranë njerëz që e mbështesin gjatë kësaj eksperience të vështirë.

    “Më duket një marrëdhënie shumë të bukur, organike mes miqsh. Nuk kam parë asgjë në konotacion të keq nga të dyja palët, e theksoj. Është një miqësi që lindi gradualisht, në mënyrë shumë organike dhe më vjen mirë kur Rogerti ka njerëz që i qëndrojnë afër në lojë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit