Turjan Hysko së fundmi ka dhënë një intervisët “The Dalina Show”, në Andale Media, me Dalina Buzin, ku ka folur me sinqeritet për karrierën e tij dhe për marrëdhënine me partneren, Orinda Hutën.
Gjatë bisedës Turjani shprehu dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë ndër këto vite nga bashkëshortja e tij:
“Orinda është qetësia ime, është një grua, e cila ka një fuqi shëruese. Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mund ta kishte zgjedhur jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë”.
Gjithashtu, ai u shpreh në shumë momente në jetë, Orinda ka qenë forca që e ka mbajtur të qëndrueshëm.
“Ndonjëherë madje, fëmija kam qenë unë dhe jo ajo. Në gjithë këtë rritje tonën, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e mbaj gjithçka. Por sa herë që e pyes Orindën për një mendim, nuk kam ndjerë asnjëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon, apo po më krijon ndonjë ngërç që të jem i detyruar të bëhem i ashpër ndaj saj.
Jo në çdo moment të stresit apo dridhjes sime, më ka thënë: ‘Turjan, ti nga një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do ta kthesh në një shtëpi të madhe.’ Ajo është një shtyllë shumë e madhe për mua. Domethënë, është tamam fraza familje. Ajo është kisha ime,” u shpreh Turjani



